Ndërlidhjet

Obama: Skadon afati për Iranin


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka derklaruar sot se Iranit po i skadon afati i deklarimit për dërgimin e uraniumit të pasuruar në vendet tjera me qëllim të prodhimit të karburanteve për qëllime civile.
“Koha po kalon”, ka thënë Obama pas takimit me presidentin rus Dmitrij Medvedev në Singapor, ku po mbahet forumi i Azisë dhe Paqësorit për bashkëpunim ekonomik.
Medvedev ka pohuar se shpreson që Moska do të bindë Iranin që të dërgoj uraniumin e pasuruar në Rusi për prodhimin e karburanteve për reaktorin që Teherani e shfrytëzon për qëllime civile.
Presidenti rus ka thënë se nëse ky plan dështon “në tavolinë do të nxirren opsione tjera”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG