Ndërlidhjet

Vdes Patriarku serb Pavle


Patriarku serb, Pavle, ka ndërruar jetë sot, në moshën 95-vjeçare, në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd, në të cilën ndodhej për trajtim mjekësor që nga 13 nëntori i vitit 2007.

Lajmi është konfirmuar nga Patriarkana e Kishës Ortodokse Serbe.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, deklaroi se vdekja e patriarkut Pavle “është një humbje e madhe dhe e pakompensueshme”.

“Ka njerëz që me vetë ekzistencën e tyre lidhin kombin e tërë. I tillë ishte patriarku ynë. Largimi i tij është dhe humbje e imja personale”, ka thënë Tadiq për agjencitë serbe të lajmeve.
XS
SM
MD
LG