Ndërlidhjet

Futbolli i jep lamtumirën Enkes



Dhjetëra mijëra tifozë u jane bashkuar sot familjarëve, shokëve dhe bashkëlojtarëve, për t’i bërë nderimet e fundit portierit të kombëtares gjermane Robert Enke.

Në ceremoninë përkujtimore mbajtur në fushën ku Enke kishte luajtur futboll, ishin tubuar 45 mijë njerëz. Mijëra qytetarë e kishin nderuar atë jashtë dyerve të stadiumit duke ndezur qirinjë dhe hedhur lule në hyrje të selisë së klubit.

Në sfond të ceremonisë ishte himni “Ti kurrë nuk ke për të vdekur” i shoqëruar nga duartrokitjet e tifozëve.

Enke u vetëvra në moshën 32 vjeçare, pas një depresioni të gjatë të shkaktuar nga vdekja e vajzës së tij dy vjeçe. Ai do të prehet në varrezat afër Hanoverit, pranë varrit të së bijës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG