Ndërlidhjet

Obama filloi vizitën në Kinë



Presidenti amerikan Barak Obama ka filluar një vizitë tre ditore në Kinë. Obama fillimisht po qëndron në Shangai përpara se të udhëtojë drejt Pekinit.

Presidenti amerikan arriti në Kinë pas Singaporit ku morri pjesë në samitin e bashkëpunimit ekonomik të Azi-Paqësorit.
Gjatë këtij samiti ai u takua me homologun rus Medvedev. Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë shprehën besimin se dy vendet do të kenë gati marrëveshjen për zvogëlimin e armëve bërthamore deri në fund të vitit.

Presidenti amerikan po zhvillon një turne nëntë ditor në Azi, derisa pas Kinës ndalesa e fundit do të jetë Koreja e Jugut.
XS
SM
MD
LG