Ndërlidhjet

Tiranë: Krerët vendorë socialistë në protestë



Drejtuesit e pushtetit vendorë nga Partia Socialiste në opozitë kanë protestuar gjatë ditës para kryeministrisë.

Ata kanë shprehur kundërshtimin me “shkeljen e autonomisë lokale që po e bën qeveria”. Në fund të protestës fjalën e morri edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh kryetari i PS-së, Edi Rama. Ai tha se qeveria Berisha po godet në mënyrë sistematike pushtetin vendor duke u futur në konflikt kompetencash, çfarë shoqërohet me shkelje të Kushtetutës.

Rama tha se kushtet e vëna nga drejtuesit lokalë socialistë duhet të përmbushen deri më 5 dhjetor.
XS
SM
MD
LG