Ndërlidhjet

Silajxhiq: Serbia nuk është 'garant' i Dejtonit


Anëtari i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Haris Silajxhiq, ka dënuar deklaratën e nënkryetarit të qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiç, i cili kishte thënë se “Serbia është garant i Marrëveshjes së Dejtonit”.
Silajxhiq ka thënë se “Marrëveshja e Dejtonit nuk parasheh garantë”, dhe ka shtuar se “Serbia është vetëm nënshkruese e kësaj Marrëveshje për shkak të rolit në agresionin ndaj Bosnjës”.
“Serbia me këtë nënshkrim është obliguar të ndalë aktivitetet e drejtuara kundër Bosnjës, por nuk ka fituar të drejtën e përzierjes në çështjet e brendshme të këtij vendi”, ka thënë Haris Silajxhiq.
XS
SM
MD
LG