Ndërlidhjet

KQZ shtyn sërish rezultatet preliminare


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyn përsëri rezultatet preliminare të votimit.

Zyrtarët e këtij komisioni kanë thënë fillimisht se rezultatet do të shpallen në orën 23:00, për t’u shtyrë më pas në orën 02:00 të mëngjesit.

Tash, KQZ ka shtyrë sërish rezultatet për në orën 04:00.

Në konferencën e fundit me gazetarë, kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, ka thënë se projekti i sms-ve, përmes të cilit është menduar se do të merreshin më shpejt rezultatet, ka dështuar.

“Ne kemi edhe mënyrën tjetër preliminare, siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara, dhe këtë do ta aplikojmë edhe tani dhe do të vijmë me këto rezultate sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Lushta.
XS
SM
MD
LG