Ndërlidhjet

KQZ shpall rezultate të pjesshme


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet preliminare të votimeve në vetëm nëntë komuna të vogla të Kosovës.

Komisionit i ka dështuar projekti i mbledhjes së të dhënave përmes sms-ve, kështu që një pasqyrë më e plotë e rezultateve nuk pritet para mbrëmjes së të hënës.

Në anën tjetër, koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka bërë të ditur se, sipas rezultateve të para, në Suharekë prin AAK, në Malishevë - PDK, në Podujevë fiton pa balotazh LDK dhe Graçanicën do ta drejtojë Bojan Stojanoviq
XS
SM
MD
LG