Zyrtarët palestinezë planifikojnë të kërkojnë nga Kombet e Bashkuara njohjen e shtetit të pavarur palestinez. Kryenegociatori Saeb Erakat tha se do t’i kërkohet Këshillit të Sigurimit “ta njohë shtetin e pavarur të Palestinës që shtrihet në Bregun Perëndimor dhe Gaza me kryeqytet Jerusalemin Lindor”.
Vendimi vjen si pasojë e frustrimit të autoriteteve palestineze nga mungesa e përparimit në bisedimet paqësore të ndërmjetësuar nga SHBA-të.
Izraeli ka kundërshtuar marrjen e një mase të tillë nga palestinezët.