Ndërlidhjet

13 kufoma u gjetën në një fshat afër Bagdadit



Zyrtarët e sigurisë dhe banorët lokalë thanë se 13 trupa të pajetë janë gjetur në një fshat në perëndim të Bagdadit.

Zëdhënësi i ushtrisë tha se viktimat janë vrarë me siguri gjatë një konflikti fisnor.

Raportet e pakonfirmuara thonë se disa nga viktimat ishin ekzekutuar me plumb në kokë nga militantë të veshur me uniforma të armatës irakiane.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane tha se ka pasur raporte për vrasjen e shtatë banorë lokalë në zonën, por nuk dha detaje tjera.

Policia lokale tha se po e heton incidentin, ndërsa në fshat është vendosur orë policore.
XS
SM
MD
LG