Ndërlidhjet

Ban: Uria globale pasojë e ndryshimeve klimatike



Në kryeqytetin e Italisë filloi samiti i 60 krerëve të shteteve dhe përfaqësuesve të organizmave që do t’i diskutojnë çështjet e ushqimit dhe urisë në botë.
Takimi organizohet nga Kombet e Bashkuara dhe agjencia e saj për ushqimin FAO.

Në hapje të samitit, sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki-Mun tha se arritja e një marrëveshje mbi ndryshimin e klimës në samitin e Kopenhagës në dhjetor, është kruciale për luftimin e urisë globale.

“Kriza e sotme e ushqimit është thirrje alarmi për të nesërmen. Deri në vitin 2050 planeti ynë do të ketë rreth 9.1 miliardë banorë, 2 miliardë më shumë se sot. Në kohën e rritjes së popullsisë po ndryshon edhe klima jonë globale. Deri në vitin 2050 do të duhet të prodhojmë 70 % më tepër ushqim. Megjithate, moti është bërë më ekstrem dhe i paparashikueshëm. Në shumë pjesë të botës, furnizimet me ujë të pijshëm po bien kurse toka bujqësore po thahet”, tha Ban.

Duke iu drejtuar samitit, Papa Benedikti XVI, paralajmëroi kundër indiferencës ndaj urisë globale.
XS
SM
MD
LG