Në Turqi, ku virusi i gripit H1N1 ka marrë më shumë se 60 jetë, ka filluar vakcinimi i qytetarëve që u përkasin grupeve të rrezikuara.
Të parët që vakcinohen janë fëmijët deri në moshën 5 vjeçare, si dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike.
Rreth 300 mijë personel mjekësor tashmë e kanë marrë vakcinën, transmetuan mediat turke.