Ndërlidhjet

Braun: Konferencë ndërkombëtare për Afganistanin


Kryeministri britanik Gordon Braun ka propozuar organizimin e konferencës ndërkombëtare për Afganistanin në fillim të vitit të ardhshëm.
Në këtë konferencë do të për caktohej plani për bartjen graduale të përgjegjësive për sigurinë në Afganistan nga forcat ndërkombëtare të ushtria dhe policia afgane.
“Ne do të përcaktonim afatet për bartjen e distrikteve nën kontrollin e afganëve deri në fillim të vitit të ardhshëm. Vetëm kur afganët do të aftësohen për të mbrojtur sigurinë e popullit të vet dhe të mos lejojnë që teritori i Afganistanit të bëhet bazë për terroristët, strategjia e jonë do të ketë fituar dhe trupat tona do të ktheheshin në shtëpi”, ka thënë Gordon Braun.
Në teritorin e Afganistanit veprojnë ushtria dhe policia afgane, por edhe trupat ndërkombëtare që numërojnë rreth 100 mijë ushtarë.
XS
SM
MD
LG