Ndërlidhjet

NATO do t'i shtojë trupat në Afganistan



Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha sot se është i sigurtë se aleanca do të shtojë trupat e saj në luftën kundër talibanëve në Afganistan.

Për disa javë preq që të vendosim për qasjen dhe numrin e trupave që na nevoiten për ta mbështetur misionin tonë, tha Rasmusen në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Edinburg.

Jam i sigurtë se kjo qasje do të jetë kundër kryengritësve. Me më shumë trupa do të mbështesim popullsinë afgane, duke u fokusuar në sigurinë e tyre dhe duke përkrahur zhvillimin dhe rindërtimin, ka thënë Rasmusen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s shtoi se është i bindur se në fillim të vitit të ardhshëm forcave afgane do të mund t'u jepet më shumë përgjegjësi për sigurinë, transmeton Reuters.

XS
SM
MD
LG