Ndërlidhjet

BE përshëndet zgjedhjet në Kosovë



Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian e ka përshëndetur "rrjedhën e rregullt" të zgjedhjeve të para në Kosovën e pavarur, duke e theksuar pjesëmarrjen e gjerë të pakicave etnike.

Fakti që grupet etnike dolën në votime ishte "shprehje e përkushtimit të votuesve për konsolidimin e mëtejmë të shoqërisë demokratike dhe shumetnike në Kosovë", thuhet në deklaratë.

Kryesuesja së BE-së më tej shpfaq shpresën se edhe rrethi i dytë i votimit në 13 dhjetor do të kalojë qetë ashtu si i pari, ndërsa për organizmat vëzhgues porositet që "t'u ofrohen të gjitha resurset dhe mbështetja e nevojshme".

XS
SM
MD
LG