Ndërlidhjet

Tadiqi dënohet për përdorim alkooli



Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, duhet të paraqitet para gjykatës më 1 dhjetor. Ai përballet me akuzat për pirje të alkoolit në mjedise sportive, çfarë është e ndaluar në Serbi. Kjo vepër penale dënohet me gjobë nga 150 deri në 1500 dollarë në Serbi.

Tadiqi ka pirë shampanjë në stadium së bashku me ministrin e Sportit.

Presidenti serb tha se është i gatshëm të paguajë gjobën, por shtoi se vetëm ngriti dolli dhe nuk e piu shampanjën.
XS
SM
MD
LG