Ndërlidhjet

Sejdiu uron Topin



Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka uruar homologun e tij në Shqipëri për pranimin që iu bë kandidaturës së Tiranës zyrtare për statusin e vendit kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian.

“Integrimi i Shqipërisë në strukturat euroatlantike shihet me gëzim dhe me admirim nga populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat përcjellin me vëmendje procesin nëpër të cilin po kalon Republika e Shqipërisë, pasi presim që edhe Republika e Kosovës, në një kohë sa më të shkurtër, do të nisë procesin e integrimit në strukturat euroatlantike, një synim ky i përhershëm i yni, drejt të cilit jemi të përkushtuar maksimalisht dhe punojmë pandërprerë për ta arritur sa më parë”, thuhet në mesazhin e presidentit Sejdiu.
XS
SM
MD
LG