Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama e përmbylli vizitën zyrtare në Kinë me vizitën në Murin e Madh.
Kjo ishte vizita e parë e tij në Kinë si president.
Më herët, Obama u takua me kryeministrin Ven Xhiabao.
Para takimit, dy liderët e përshëndetën gatishmërinë për të ndërtuar një partneritet të ri midis dy vendeve.
Të martën, Obama dhe presidenti Hu Xhintao folën për ndërtimin e një marrëdhënieje “pozitive, bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse”.