Ndërlidhjet

Rusi: Dëshmitari kyç vdes në burg



Dëshmitari kyç në një betejë legale ndërmjet autoriteteve të Rusisë dhe fondit më të njohur investues Hermitage ka vdekur në burg.

Prokurorët rusë thanë se 37 vjeçari Sergei Magnicki ka vdekur nga sulmi në zemër të hënën.

Magnicki ishte i dyshuar për rastin e evazionit fiskal ku ishte përfshirë bashkëthemeluesi i kompanisë, Bill Brouder, një shtetas britanik, të cilit autoritetet ia kishin ndaluar hyrjen në Rusi katër vjet më parë me justifikimin e sigurisë kombëtare.

Magnicki u arrestua vitin e kaluar dhe u akuzua për konspiracion.

Avokatët e tij vazhdimisht janë ankuar se atij i mohohej trajtimi mjekësor ndërsa gjendja shëndetësore në burg po i përkeqësohej.
XS
SM
MD
LG