Ndërlidhjet

Masa urgjente për mjedisin në Tibet



Udhëheqësi shpirtëror i tibetanëve, Dalai Lama i ka bërë thirrje Kinës të marrë masa urgjente për të penguar shkrirjen e akulnajave në Tibet. Kriza e mjedisit është më urgjente se zgjidhja politike për të ardhmene Tibetit, ka thënë udhëheqësi në mërgim i Tibetit.

Dalai Lama po merr pjesë në një konferencën e Kombeve të Bashkuara kushtuar problemeve të urisë dhe ushqimit.

“Zgjidhja politike për Tibetin mund të marrë kohë, por ne mund të presim” iu tha Dalai Lama gazetarëve.

“Shkatërrimi ekologjik po ndodh vit pas viti prandaj duhet hartuar një plan për ta mbrojtur ambientin”, tha udhëheqësi shpirtëror i Tibetit.
XS
SM
MD
LG