Ndërlidhjet

Shkup: Viktima e parë nga gripi i derrave



Në Maqedoni u regjistrua viktima e parë nga gripi i derrave H1N1. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

“Me keqardhje mund të konstatojë se sot pasdite ka ndërruar jetë një pacient i infektuar me virusin A/H1N1” ka deklaruar ministri i Shëndetesisë, Bujar Osmani.

Bëhet fjalë për një burrë 32 vjeç, i shtruar para dy ditëve në spitalin e Shkupit me temperaturë të lartë dhe frymëmarrje të rënduar. Personi si pasojë e gripit kishte marrë edhe një formë të rëndë të pneumonisë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me gripin e derrave në Maqedoni ka shkuar në mbi 350 persona.
XS
SM
MD
LG