Ndërlidhjet

Ivanov i zhgënjyer me deklaratën e Jeremiqit


Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka shfaqur sot “zhgënjim të thellë” për shkak të deklaratës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq, se Beogradi në kontestin ndërmjet Shkupit dhe Athinës rreth emrit do të mbështesë Greqinë.
Presidenti i Maqedonisë me ftesën e presidentit të Serbisë Boris Tadiç, po qëndron në Beograd, ku po merrë pjesë në varrimin e Patriarkut Pavle, por për shkak të deklaratës së Jeremiqit nuk do të marrë pjesë në pritjen që shefi i diplomacisë serbe e ka organizuar për mysafirët nga bota.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG