Ndërlidhjet

AOL heq një të tretën e punëtorëve



Kompania e internetit AOL tha se do t’i mbyllë një të tretën e vendeve të punës që të kursejë 300 milionë dollarë.

Kjo mund të përkthehet në humbjen e 2.500 vendeve të punës.

Njoftimi u bë në kohën kur AOL pritet të blihet nga Tima Warner, duke i dhënë fund shkrirjes së tyre të dështuar.

AOL, e cila njihej si America Online, kishte kohë të mira në ditët e para të internetit, por humbi shumë kur shfrytëzuesit e internetit filluan të kyçen në kompani me shërbime më të larmishme.
XS
SM
MD
LG