Ndërlidhjet

Reagime të ndryshme për emërimet në BE



Emërimi i dy figurave pak të njohura në dy postet më të larta në Bashkimin Evropian ka ngjallur reagime të ndryshme.

Mbrëmë në Bruksel, liderët e BE-së e zgjodhën si presidentin e parë, kryeministrin belg, Herman Van Rompuy, ndësa si shefe e diplomacisë u zgjodh komisionerja britanike për BE-në, Catherine Ashton.

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Barroso tha se do të ishte e pamundur “të gjindej një zgjedhje më e mirë”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se van Rompuy do të sjellë konsenzus dhe garë politike në presidencën.

Kryeministri britanik Gordon Braun tha se emërimi i Ashton ishte “shenjë e respektit që njerëzit kanë për Britaninë”.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se emërimet ishin “gurthemel për Evropën dhe rolin e saj në botë”.
XS
SM
MD
LG