Në Gjermani janë arrestuar 15 persona, ndërsa në Zvicër 2 për shkak të kurdisjes së 200 takimeve të futbollit në Evropë, ka bërë të ditur prokurori shtetëror gjerman.
Besohet se këta persona kanë kurdisur rezultatet e ndeshjeve në Kupën e kampionëve dhe rezultate në 12 liga kombëtare evropiane.
Zyrtarët e futbollit nga Gjermania kanë bashkëpunuar me njerëzit nga UEFA për të zbuluar grupin ndërkombëtar të dyshuar për kurdisje të ndeshjeve dhe fitime në bastore.