Ndërlidhjet

Kacin: Kandidatura e Serbisë për BE - jo reale



Raportuesi i Parlamentit evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka deklaruar se është jo reale që Serbia deri në vitin 2009 të paraqesë kandidaturën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Kandidatura është gjë e madhe dhe rrjedhimisht duhet të jemi real. Ajo nuk është lojë, por veprim me rregulla shumë të qarta përmes të cilës fitohet besimi i 27 vendeve anëtare, institucioneve të Bashkimit Evropian, fqinjëve të Serbisë dhe vendeve tjera kandidate, të tashme dhe të ardhshme”, ka thënë Jelko Kacin për shtypin serb.
Duke folur për qëndrimin e Holandës ndaj Serbisë, Jelko Kacin, ka pohuar se “nuk është Holanda pengesë ndërmjet Beogradit dhe Brukselit, por Ratko Mladiq, Goran Haxhiq dhe ata që u ndihmojnë”.
XS
SM
MD
LG