Ndërlidhjet

Kacin: Serbia të mos ngutet me aplikim për BE


Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, tha se Beogradi nuk duhet të ngutet me aplikim në BE, pasi, “më parë duhet të ndërmerren disa hapa”.

Sipas tij, për këtë çështje duhet të bëhen konsultime me Kryesinë e BE-së dhe me Komisionin Evropian.

Zyrtari për Ballkanin në Komisionin Evropian, Pjer Mirel, tha se “nuk e ka të qartë se si të 27 vendet e BE-së, mund ta shqyrtojnë aplikimin, nëse Marrëveshja e përkohshme ende është e bllokuar”.

Këto komente u bënë në Beograd, ku sot ka filluar Konferenca e Pestë e Këshillit për Integrime Evropiane të vendeve të Procesit të stabilizim asocimit të Evropës Juglindore.
XS
SM
MD
LG