Ndërlidhjet

Resurset përdoren më shpejt se regjenerohen



Një raport i grupit ambientalist “Global Footprint Network” thotë se njerëzimit do t’i duhen pesë Toka për t’i prodhuar resurset e nevojshme, nëqoftëse të gjitha vendet e botës do ta ndiqnin shembullin e Shteteve të Bashkuara në shfrytëzimin e resurseve.

Raporti thotë se njerëzimi po “i përdor resurset dhe krijon gaz të dioksid-karbonit 44 % më shpejtë se sa natyra mund ta regjenerojë dhe ta riabsorbojë”.

Më tej thuhet se 80 % e vendeve përdorin më shumë biokapacitete se sa kanë brenda kufijve të tyre.
XS
SM
MD
LG