Ndërlidhjet

Belgu ka planifikuar t'i shesë armë Iranit



Një belg është deklaruar fajtor për akuzat se ai ka planifikuar ilegalisht të eksportojë motorë dhe pjesë të aeroplanëve luftarakë nga Shtetet e Bashkuara në Iran.

Zhak Monsie tani përballet me dënim deri në pesë vjet burg dhe 250 mijë dollarë gjobë.

Departamenti amerikan i Drejtësisë lëshoi një komunikatë në të cilën Monsie u quajt “tregtar i armëve i cili ka punuar me qeverinë iraniane për prokurimin e pjesëve ushtarake për qeverinë e Iranit.

Bashkëpunëtorja e Monsie, Dara Fatuhi ndodhet në arrati.
XS
SM
MD
LG