Ndërlidhjet

Londër: Nis hetimi zyrtar për luftën në Irak



Në Britani sot u hap hetimi zyrtar për luftën në Irak.

Ish zyrtarë të ministrisë së jashtme dhe asaj të mbrojtjes, përfshirë ish kryeministrin Toni Bler, do të paraqiten në seanca dëgjimore publike para komitetit pesë anëtarësh.

Kreu i komitetit, ish shërbyesi civil, Xhon Çilkot, ka thënë se askush nuk po gjykohet, por ka premtuar hetim të drejtë e të pavarur.

Në vitin 2003, Bler dërgoi rreth 45 mijë trupa për të rrëzuar Sadam Huseinin, në një luftë e cila u bë shumë jopopullore në Britani.

Operacionet luftarake të Britanisë në Irak përfunduan në fund të prillit të sivjemë, me 179 ushtarë të vdekur britanikë.

Hetimi pritet të zgjasë me muaj, kurse Bler do t’a japë dëshminë e tij në fillim të vitit që vjen.
XS
SM
MD
LG