Një gjykatë në Varashavë ka filluar sot procesin gjyqësor kundër presidentit aktual polak. Presidenti polak është dërguar para drejtësisë nga Les Valesa nën akuzat për shpifje.
Kazçinski e ka akuzuar Valesën si agjent të kohës së komunizmit. Les Valesa ka qenë drejtues i lëvizjes polake, që çoi në rrëzimin e komunizmit dhe më pas është zgjedhur president i Polonisë.
Valesa kërkon nga Kazçinski të kërkojë falje dhe të paguajë një dëmshpërblim në vlerën e 37 mijë dollarëve.