Ndërlidhjet

Mbetet dënimi për vrasësit e Xhinxhiqit



Gjykata Supreme e Serbisë ka konfirmuar dënimin maksimal për personat kyç që qëndronin pas vrasjes së Zoran Xhinxhiqit.

Apeli për rishikimin e dënimit për Millorad Ulemekun, i njohur si Legija dhe Zvezdan Jovanoviçin u quajt i pabazë dhe u konfirmua dënimi me 40 vjet burgim.

Zoran Xhinxhiqi ishte kryeministri i parë serb i zgjedhur në mënyrë demokratike që nga rënia e Sllobodan Millosheviqit.

Xhinxhiqi ishte personi që mundësoi dërgimin në Gjykatën e Hagës të Millosheviqit.
XS
SM
MD
LG