Ndërlidhjet

Vdes një ushtar slloven i KFOR-it



Një ushtar slloven që vepronte në kuadër të KFOR-it ka vdekur si pasojë e goditjeve me armë, njofton Ministria e Mbrojtjes e Sllovenisë. “Asnjë ushtar tjetër nuk ishte i përfshirë në incident”, raportojnë të njëjtat burime.

Incidenti ka ndodhur në bazën ushtarake në Pejë. Mediat sllovene kanë raportuar se ushtari ka kryer vetvrasje.

Kjo është vdekja e parë e një ushtari slloven në misionet paqeruajtëse që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991.
XS
SM
MD
LG