Ndërlidhjet

Papulas i kërcënohet Maqedonisë



Shkupi duhet të heqë dorë nga ideologjia e “maqedonizimit”, sepse ajo do t’i kushtojë shumë, ka thënë presidenti i Greqisë, Karolos Papulas.

Papulas i ka thënë shtypit grek se Athina do të vazhdojë të përkrahë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por ka saktësuar se kjo mbështetje nuk do të jetë e parezervë.

“Monopolizimi i terminit “Maqedoni” në emrin e një shteti, nacionaliteti dhe gjuhe nuk përkon me realitetin në rajon dhe paraqet keqpërdorim”, ka thënë presidenti grek.

Ai sërish ka theksuar se Maqedonia nuk do të bëhet anëtare e NATO-s nëse vazhdon ta mbajë atë kurs.
XS
SM
MD
LG