Ndërlidhjet

OSBE: Dhuna në familje shqetësuese



Sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur personat e brishtë nga dhuna dhe abuzimi, thuhet në raportin e fundit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, mbi rastet e dhunës në familje.

Në raport është shprehur shqetësimi mbi vonesat e paligjshme në përcaktimin e seancave dëgjimore dhe çështje të ngjashme.

Gjithashtu, është tërhequr vërejtja, se gjykatat ndonjëherë e aplikojnë ligjin në mënyrë jokorrekte, gjë që mund të nxisë shkeljen e kornizave të brendshme ligjore dhe të drejtat ndërkombëtare të njeriut.

Madje, në raport vihet në pah edhe dështimi për të përndjekur në mënyrë efektive veprat e dhunës familjare në disa raste.
XS
SM
MD
LG