Ndërlidhjet

Zvicër: Gjykata pranon ofertën e Polanskit



Gjykata e Zvicrës e miratoi ofertën prej 4.5 milionë dollarë për Roman Polanskin, por vendosi që regjisori i njohur të mbetet në arrest shtëpiak në Zvicër.

Polanski u arrestua në 26 shtator mbi bazë të një fletëarresti nga Shtetet e Bashkuara, me akuzë për dhunimin e një vajze 13 vjeçare në vitin 1977.

Gjykata zvicerane tha se nuk ka vendosur nëse Polanski do të lirohet nga burgu, por zëdhënësi Folko Gali tha se vendimi do të “merret shpejt”.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar formalisht Zvicrës që ta ekstradojë Polanskin.
XS
SM
MD
LG