Ndërlidhjet

Bild: Dyert e BE të mbeten të hapura



Ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bild ka kërkuar në Parlamentin Evropian që dyert për anëtarësim në BE të mbeten të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor, Turqinë dhe Islandën, dhe të mos hiqet dorë nga politika e zgjërimit të unionit, e cila deri tani është treguar e suksesshme.

Bild ka vlerësuar se heqja e vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi është “hap i madh përpara”, dhe ka shfaqur shpresën se edhe Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina do të mund ta kompensojnë vonesën e tyre.
XS
SM
MD
LG