Ndërlidhjet

NATO do të ofrojë 5 mijë trupa për në Afganistan



Kryeministri britanik Gordon Braun tha se vendet e NATO-s dhe aleatët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 5 mijë trupa shtesë për luftën në Afganistan.

Zëdhënësi i tij, Sajmon Luis, tha se Braun është optimist për zotimet për trupa shtesë.

Britania nuk tha se cilat vende kanë ofruar më shumë trupa, megjithëse javën e kaluar, Sllovakia ofroi 250 ushtarë më shumë, kurse Gjeorgjia u zotua me 700 deri 1 mijë trupa.

Britania, e cila ka rreth 9 mijë trupa në Afganistan, planifikon të dërgojë edhe 500 ushtarë të tjerë.
XS
SM
MD
LG