Ndërlidhjet

Mali i Zi i gatshëm për demarkacionin me Kosovën



Mali i Zi është i gatshëm për bisedime rreth demarkacionit të kufirit me Kosovën, dhe ato do mtë fillojnë kur të vendosë Prishtina zyrtare, ka thënë ndihmës ministri i jashtëm malazez, Dragan Gjuroviç.

Zyrtari i ka thënë shtypit në Podgoricë se dinamika dhe koha e bisedimeve varen nga Prishtina, dhe se fillimisht duhet marrë vendim politik.

Gjuroviç ka thënë se Podgorica e ka bërë gati dokumentacionin për kufirin, dhe se kufiri administrativ ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës është i përcaktuar në bazë të kadastrës së vitit 1953.
XS
SM
MD
LG