Ndërlidhjet

Iran: 6 vjet burg për disidentin sekular



Një disident sekular i Iranit është dënuar sot me gjashtë vjet burg për atë që autoritetet iraniane e quajtën rol të tij në trazirat pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të qershorit.

Behzad Nabavi, ish ministër i Industrisë dhe zëvendës kryetar i parlamentit, u dënua nën akuzat se ka vepruar kundër establishmentit Islamik.

Ai ishte liruar me dorëzani deri në fillim të procesit gjyqësor.

Javën e kaluar u dënua me gjashtë vjet burg ish zëvendës presidenti Mohamad Ali Abtahi.
XS
SM
MD
LG