Ndërlidhjet

Shutanovac: Në mbrojtje, raporte stabile me SHBA


Ministri i mbrojtes i Serbisë, Dragan Shutanovac, deklaroi se kjo ministri “kultivon marrëdhënie stabile” me ushtrinë amerikane dhe se në këtë moment, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, është shtyllë e raporteve ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Duke u shprehur për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, javën e ardhshme, ai vlerësoi se “nuk ka kurrfarë dileme se kjo është vizitë shumë e rëndësishme politike dhe ushtarake”.

Mëtutje, ai theksoi se kur të kihet parasysh fakti se ftesa nga Uashingtoni për vizitë zyrtare erdhi pas 25 vjetësh, atëherë “është e qartë se të dy palët kemi pritje të mëdha”.

Në intervistën për gazetën beogradase Politika, ai theksoi se sikur në aspektin e politikës së jashtme të mbështetej vetëm në ato vende, që nuk e kanë njohur Kosovën, Serbia do të ishte në situatë të pashtegdalje.
XS
SM
MD
LG