Ndërlidhjet

Sot takohen Papandreu, Berisha dhe Gruevski


Kryeministrat e tri vendeve ballkanike sot më vonë gjatë ditës, takohen në lokalitetin Pili të Greqisë, për të diskutuar për çështje të ambientit.

Në këtë takim do të marrin pjesë, George Papandreu (Greqi), Sali Berisha (Shqipëri) dhe Nikolla Gruevski (Maqedoini).

Agjencia AP nga Athina raporton se pritet që gjatë këtij takimi, Papandreou dhe Gruevski të bisedojnë drejtëpërsëdrejti lidhur me kontestin për emër, i cili ka shkaktuar tensione në raportet ndërmjet dy fqinjëve gjatë 18 viteve të kaluara.

Greqia thotë se do ta bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në BE, derisa ky vend të mos e ndryshojë emrin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG