Ndërlidhjet

Sejdiu uron 28 Nëntorin



Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u ka uruar qytetarëve të Kosovës 28 Nëntorin.

Kushtetuta e zyrtarizon 28 Nëntorin si festë memoriale, por "kjo ditë shënon festën e shqiptarëve kudo, të cilët, çdo 28 nëntor, e kremtojnë me krenari Ditën e Flamurit, që përkon edhe me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë", thuhet në urim.

"Në shtetin e pavarur të Kosovës, Dita e Shqiptarëve kremtohet për herë të dytë. Si gjithmonë, ne përkulemi përpara gjithë atyre bashkëkombësve e bashkëqytetarëve tanë që flijuan veten për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës", thuhet në urimin e presidentit Sejdiu.

XS
SM
MD
LG