Ndërlidhjet

Teherani e kritikon rezolutën e ANEB



Irani po shqyrton opcione tjera për pasurimin e uraniumit të tij, tha Ali Ashgar Soltanije, ambasador iranian në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB).

Ai i bëri këto komente pasi agjencia e miratoi rezolutën, me të cilën Teheranit i bëhet thirrje që menjëherë ta pezullojë atë projekt.

Irani tha se me miratimin e rezolutës vihet në pikëpyetje procesi konstruktiv.

Dje Soltanije paralajmëroi se Irani do të kufizohet në bashkëpunimin minimal me ANEB nëse miratohet rezoluta.
XS
SM
MD
LG