Ndërlidhjet

SHBA: U vranë katër policë


Katër policë janë qëlluar për vdekje, derisa ata po punonin me laptopët e tyre në një kafene në Uashington. Autoritetet thonë se ky ishte një sulm i qëllimshëm.

Zëdhënësi i policisë, Ed Trojer, tha se u vranë tre meshkuj dhe një femër police.

Hetuesit besojnë se ata ishin cak i sulmit dhe se nuk bëhej fjalë për ndonjë plaçkitje.

Policia nuk i ka publikuar emrat e të vrarëve.
XS
SM
MD
LG