Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Gjermani: Demjanjuk në gjykatë


Rojtari i dyshuar i një kampi të vdekjes, Xhon Demjanjuk, sot u paraqit në një gjykatë në Munih, në gjykimin që duket se do të jetë procesi i fundit i madh në Gjermani nga periudha Naziste.

Demjanjuk, 89 vjeçar, i lindur në Ukrainë, është i akuzuar për ndihmë në vrasjen e afro 28 mijë hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kampin e koncentrimit, Sobibor, në Poloni.

Demjanjuk, që kishte luftuar për Armatën e Kuqe, e pastaj ishte zënë nga Nazistët dhe ishte rekrutuar si roje e kampit, i ka hedhur poshtë akuzat.

Për shkak të kushteve shëndetësore të të akuzuarit, seancat gjyqësore do të zgjasin dy herë nga 90 minuta gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG