Ndërlidhjet

Dita Botërore e AIDS-it



Sot është Dita Botërore e AIDS-it, e cila ka për qëllim rritjen e vetëdijes për luftimin e kësaj sëmundje.

Në një raport të Kombeve të Bashkuara, paralajmërohet se Evropa Lindore dhe Azia Qendrore janë të vetmet rajone në botë ku shkalla e përhapjes së HIV ende po vazhdon të rritet.

Raporti thotë se rreth 110 mijë njerëz tjerë janë infektuar me HIV në vitin 2008, duke e çuar në 1.5 milionë numrin e përgjithshëm në Evropën Lindore dhe Azi, krahasuar me 900 mijë sa ishte në vitin 2001.

Raporti thotë se Ukraina dhe Rusia po përjetojnë epidemi të rënda në rritje. Ukraina e ka shkallën më të lartë të të infektuarve në tërë Evropën, me të paktën 1.6 % të të rriturve.
XS
SM
MD
LG