Ndërlidhjet

Hyseni: Gjykata do ta rikonfirmojë pavarësinë


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, tha sot në Hagë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të rikonfirmojë pavarësinë e Kosovës.

“Ajo që dëgjuam ishte vetëm rikonfirmim i së drejtës së rastit të Kosovës dhe të pavarësisë së Kosovës”, u tha ai gazetarëve në Hagë, pasi Serbia e paraqiti fjalën e saj.

Më tutje, zoti Hyseni theksoi se Kosova ka besim të plotë në gjykatë dhe në vendimet e saj.

“Ne jemi të sigurt se gjykata në fund do ta rikonfirmojë vullnetin e Kosovës për të qenë e pavarur dhe vullnetin e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, tha Hyseni.
XS
SM
MD
LG