Ndërlidhjet

Bruksel: Mund të anulohet takimi NATO – Rusi


Delegacioni i Rusisë në NATO tha sot se takimi i nivelit të lartë ndërmjet Rusisë dhe aleancës veri-atlantike, i paraparë për këtë javë, mund të anulohet.

Në një deklaratë të shkurtër, misioni rus në Bruksel, tha se bisedimet ndërmjet Rusisë dhe ministrave të jashtëm të NATO-s, janë “nën pikëpyetje”, duke mos dhënë detaje.

Pritej që takimi, i planifikuar për të premten, do të ishte i nivelit më të lartë ndërmjet NATO-s dhe Rusisë, prej vitit të kaluar, kur Rusia vendosi t’i dërgoj trupat e veta në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG