Ndërlidhjet

Maroviq: Së shpejti raporte diplomatike me Kosovën


Nënkryetari i qeverisë së Malit të Zi, Svetozar Maroviq, deklaroi sot se nuk ka kurrfarë pengesash që Mali i Zi së shpejti të vendosë raporte diplomatike me Kosovën.

Ai u tha gazetarëve se të gjithë duhet ta kuptojnë se pavarësia e Kosovës është realitet dhe se mbi këtë bazë duhet përpjekur që të ndërtohen marrëdhënie sa më të mira.

Sipas fjalëve të tij, nuk ka arsye që në Serbi të zemërohen në Malin e Zi, i cili tash me Prishtinën duhet të krijoj parakushte, që përfaqësitë konsullore të fillojnë të japin rezultate.

Zot Maroviq theksoi se në Mal të Zi ka afro 10 mijë persona të zhvendosur dhe se me Qeverinë e Kosovës duhet të krijohen kushte për kthimin e 1 mijë njerëzve, që dëshrojnë të kthehen.
XS
SM
MD
LG